Lidhje

Lirohet nga burgu ish komandanti i UÇK-së


Në Kosovë është liruar nga burgu ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimi.

Lirimin e tij e konfirmoi avokati i tij, Tomë Gashi, i cili shkroi në facebook se "para pak minutash, pas mbajtjes pa të drejtë për mbi 5 vite, dhe pas mbajtjes në vuajtje të dënimit për 227 dite pa vendim gjyqësore, më në fund është liruar Komandant i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së Gjeneral Sylejman Selimi".

Zoti Selimi i cili njihej me emrin e luftës Sulltani ishte dënuar me 6 vjet heqje lirie në vitin 2015 nën akuzat për keqtrajtim të civilëve gjatë luftës.

Lirimi i zotit Selimi ndodhi në një periudhë kur një numër bashkëluftëtarësh të tij janë ftuar dhe intervistuar nga prokuroria e posaçme për krime lufte me seli në Hagë, e cila do të trajtojë pretendimet për përfshirje të pjesëtarëve të UÇK-së në krime të luftës dhe pasluftës në Kosovë.

Lirimi i tij u përshëndet nga udhëheqësit më të lartë të Kosovës.

XS
SM
MD
LG