Lidhje

Kosovë, Albin Kurti në arrest shtëpie


Gjykata e Apelit në Prishtinë vendosi masën e arrestit shtëpiak për dy nga tre deputetët e lëvizjes Vetëvendosje të arrestuar një ditë më parë. Deputetët Albin Kurti dhe Donika Kadaj Bujupi do të jenë në arrest shtëpie, ndërsa deputetja Albulena Haxhiu është lënë e lirë.

Të tre deputetëve, Gjykata Themelore në Prishtinë u caktoi të premten masën e paraburgimit prej 30 ditësh, për shkak të mosparaqitjes në procesin gjyqësor kundër tyre për hedhjen e gazit lotsjellës në parlament.

Ata u arrestua të premten derisa po shkonin në seancën e parlamentit. Policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë deputetët e lëvizjes Vetëvendosje që u përpoqën të kundërshtojnë arrestimin e zotit Kurti në hyrje të parlamentit.

Katër deputetë të lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, Donika Kadaj-Bujupi, Albulena Haxhiu e Faton Topalli, akuzohen “për përdorim të armës ose mjetit të rrezikshëm dhe pengim të personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare”.

Lëvizja Vetëvendosje i quajti arrestime me urdhra politik, ndërsa kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj u bëri thirrje deputetëve që të përballen me drejtësinë.

Vitin e kaluar, për më shumë se gjashtë muaj deputetët e opozitës organizuan protesta dhe bllokuan punën e parlamentit me gaz lotsjellës kundër marrëveshjeve të arritura me Serbinë për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe asaj për shënimin e kufirit me Malin e Zi.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG