Lidhje

Kosovë: Ministri Jablanoviç kërkon falje


Ministri për komunitete Aleksandër Jablanoviç, kishte nxitur reagime e protesta për shkak të komenteve fyese ndaj protestuesve në Gjakovë

Ministri për komunitete dhe kthim në qeverinë e Kosovës, Aleksandër Jablanoviç, kërkoi falje sot për deklaratat e tij të datës gjashtë janar, kur i kishte quajtur “egërsira” protestuesit në Gjakovë, që nuk lejuan një vizitë të pelegrinëve serbë në kishën ortodokse të atij qyteti.

Me rastin e krishtlindjeve ortodokse një grup qytetarësh serbë kishin mësyrë kishën ortodokse të Gjakovës për një vizitë, por familjarë të personave të zhdukur gjatë luftës kishin bllokuar rrugën për të mos lejuar vizitën, meqë siç thuhet, në mesin e vizitorëve kishte edhe njerëz që kishin marrë pjesë në mizoritë e forcave serbe në këtë qytet. Gjakovë është ndër zonat më të dëmtuara gjatë luftës në Kosovë.

U kërkoj fjale të gjitha nënave që janë ndier të fyera me këtë deklaratë”, tha sot në Prishtinë pas mbledhjes së qeverisë, ministri Jabllanoviç.

Ai edhe më herët kishte pohuar se komentet e tij nuk ishin drejtuar ndaj familjarëve të personave të zhdukur, por ndaj atyre që kishin qëlluar me copa akulli autobusin me të cilin po udhëtonin pelegrinët serbë.

Për ditë me radhë në Gjakovë, Pejë, Prishtinë e gjetiu, janë mbajtur protesta me kërkesat për dorëheqje për shkak të, siç thuhet, fyerjes së familjarëve të të zhdukurve.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa i cilësoi të pamatura komentet e ministrit të tij, ndërsa nënvizoi se anëtarët e kabinetit qeveritar duhet të merren me punën dhe përgjegjësitë e tyre të përditshme, dhe jo me agjenda politike.

Deklaratat e ministrit Jablanoviç, janë cilësuar të papranueshme edhe nga diplomatë perëndimorë në Kosovë.

XS
SM
MD
LG