Lidhje

Kosovë, gjendet trupi i policit të zhdukur


Nga kërkimet për policët e zhdukur në lumin Lepenc

Autoritetet në Kosovë thanë se është gjetur edhe trupi i policit të dytë që llogaritej i zhdukur që nga mbrëmja e 28 prillit.

Trupi i parë ishte gjetur të enjten e javës së kaluar rreth pesë kilometra larg vendit të aksidentit. Ndërsa që atë ditë vazhduan kërkimet për trupin e dytë i cili u gjet sot në kilometrin e gjashtë nga vendi i aksidentit.

Më 28 prill, dy policë po udhëtonin me një makinë zyrtare në rrugën që lidhë dy komunat juglindore të Kosovës, Kaçanikun me Hanin e Elezit, rreth 60 kilometra larg Prishtinës. Makina ishte rrokullisur për shkaqe ende të panjohura duke rënë në lumin Lepenc që përshkon zonën.

Që nga ajo natë, njësitë e kërkim shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, policisë, Agjencisë së Kosovës për Emergjenca ishin përfshirë në operacionin e kërkimit.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG