Lidhje

Kosovë, dënohet dëmtimi një xhamie në Novobërdë


Përfaqësuesit e Bashkësisë Islame të Kosovës, por edhe përfaqësuesit politik të komunitetit serb, reaguan ndaj njoftimeve për një dëmtim të xhamisë në fshatin Llabjan të komunës se Novobërdës, rreth 50 kilometra në lindje të Prishtinës.

Të shtunën, policia e Kosovës tha se ka arrestuar një serb të këtij fshati pas njoftimeve për dëmtim të xhamisë, disa shtëpive private dhe të shkollës fillore në fshatin Llabjan, por pa dhënë hollësi të tjera.

Në një reagim Bashkësisë Islame të Kosovës thuhet se “sulmi, përdhosja dhe demolimi i objekteve e simboleve fetare, përveç që është akt i papranueshëm, është veprim që dëmton seriozisht përpjekjet e komuniteteve fetare për krijimin e mirëbesimit ndërfetar e ndëretnik”.

Bashkësia Islame e Kosovës thotë se “sulmet e tilla dhe përdhosja e objekteve fetare nxisin e ringjallin urrejtje, mos durim e dhunë, frikën dhe klimën e mosbesimit tek popullata e Kosovës, andaj duhet angazhim i të gjithëve që këso veprime të mos na përsëriten”, thuhet në reagim.

Për sulmin ndaj xhamisë në Llabjan të Novobërdës, ka reaguar edhe përfaqësuesit e Listës Serbe në Kosovë të cilët e kanë quajtur “akt të turpshëm”, ndërsa kanë bërë thirrje qytetarëve të ruajnë paqen.

Përfaqësuesi i kësaj Liste, Slavko Simiç, tha se “sulmuesit e objekteve fetare në të cilat mësohet dhe nga të cilat përhapet toleranca fetare dhe dashuria ndaj njeriut duhet proceduar tek organet përkatëse të drejtësisë ashtu që kjo e pabërë të mos përsëritet ne të ardhmen. Po ashtu dua ta falënderoj Policinë për reagimin e shpejtë dhe për arrestimin e kryerësit të këtij akti të palejueshëm pa marrë parasysh përkatësinë e tij etnike e fetare”.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG