Lidhje

Kosovë: Pesë shtatori - "Dita e Bamirësisë - Nënë Tereza"


Parlamenti i Kosovës shpalli pesë shtatorin "Ditën e Bamirësisë - Nënë Tereza" në nderim të nobelistes shqiptare Nënë Tereza. Vendimi u mor të hënën në seancën e parlamentit në të cilën u vlerësua lartë personaliteti i Nënë Terezës, e cila më 4 shtator do të bëhet shenjtore nga Papa Françesku.

Nënë Trereza, e cili vdiq më 5 shtator të vitin 1997 në moshën 87-vjeçare, u bë një ikonë ndërkombëtare.

I ndjeri Papa Gjon Pali II vendosi rregullat e Vatikanit për të lejuar procedura që shenjtërimi i nënë Terezës të niste dy vjet pas vdekjes së saj dhe jo pas pesë vjetëve siç veprohej zakonisht. Ajo u lumturua në vitin 2003, vetëm gjashtë vjet pas vdekjes.

Nënë Tereza e lindur si Anjeze Gonxhe Bojaxhiu nga prindër shqiptarë në vitin 1910 në Maqedoni në atë kohë pjesë e Perandorisë Osmane.

Ajo themeloi Misionarët e Bamirësisë me rreth 20 murgesha në vitin 1950 për të ndihmuar të varfrit në rrugët e Kalkutës dhe urdhri i saj fetar u përhap në të gjithë botën.

Nënë Tereza fitoi Çmimin Nobel për Paqe në vitin 1979 duke u bërë edhe shqiptarja e parë me këtë çmim.

XS
SM
MD
LG