Lidhje

Ndalohet deputeti Shkumbin Demaliaj


Policia e Kosovës ndaloi të enjten deputetin nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Atij ju shqiptuar masa e ndalimit 48 orësh nën dyshimet për "kërcënim".

Zoti Demaliaj, që ishte edhe sh anëtar i Komisionit qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të veteranëve të luftës, kishte përdorur gjuhë të ashpër ndaj ish prokurorit Elez Blakaj, i cili kishte hetuar çështjen e “Listës së veteranëve” ndërsa muajin e kaluar u largua nga Kosova për shkak të sic tha kërcënimeve për shkak të hetimeve.

Zoti Demaliaj dhe 11 anëtarë të tjerë të komisionit qeveritar janë akuzuar më 12 shtator nën dyshimet për veprën penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, në rastin e njohur në Kosovë si "veteranët".

Po të enjten një gjykatë në Prishtinë i i caktoi masën e paraburgimit prej 30 ditësh deputetit nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka, i cili u ndalua të mërkurën nën dyshimet për kërcënim ndaj prokurorit të Prokurorisë së Posaçme të Kosovës, Afrim Shefkiu, që ka ngritur aktakuzë kundër deputetit Zeka dhe dy personave të tjerë për veprat penale “mashtrim, shmangie nga tatimi dhe pastrim parash".

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG