Lidhje

Kosovë: Katër të vrarë në komunën e Vitisë


Të mërkurën mbrëma policia e Kosovës tha se katër veta janë vrarë në rrethana ende të pasqaruara në fshatin Pozheran të komunës së Vitisë, rreth 50 kilometra në lindje të Prishtinës.

Policia tha se nuk dihen motivet e vrasjes që ndodhi pak pas orës 18, por viktimat janë të së njëjtës familje.

Policia dhe prokuroria ndodhën ne vendin e ngjarjes dhe nuk kanë dhënë më shumë hollësi.

Prokuroria tha se “dyshohet që personi me inicialet F.Z., me armë zjarri ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij, të ndjerën M.Z. dhe dy fëmijët e tij, të ndjerët H.Z. dhe A.Z., ndërsa në fund ka kryer vetëvrasje”.

Mediet lokale thanë se familja jetonte në Zvicër dhe ndodhej në Kosovë për pushime.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG