Lidhje

Scaparroti: Ushtria e Kosovës - me ndryshime kushtetuese


Komandanti i lartë i NATO-s, gjenerali amerikan Curtis Scaparrotti, tha të premten në Prishtinë se Kosova mund të bëhet me ushtri vetëm nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese, ndërsa u zotua se "KFOR-i do të mbetet një forcë e vendosur dhe e besueshme, e aftë për të kryer misionin e saj për aq kohë sa është e nevojshme".

Ai i bëri këto komente në përfundim të vizitës së tij në Kosovë gjatë së cilës u takua me institucionet ndërkombëtare dhe vendase për të diskutuar situatën në rajonin e Ballkanit që sipas tij "mbetet shumë e rëndësishme për gjithë Evropën".

Ai vlerësoi me këtë rast përkushtimin e trupave të KFOR-it, që sipas tij, luan një rol thelbësor për një situatë të qëndrueshme të sigurisë duke siguruar kohën dhe hapësirën për përparimin diplomatik".

Ai i ka inkurajuar institucionet e Kosovës të shtojnë përpjekjet në fushën e sundimit të rendit dhe ligjit.

Gjenerali Scaparrotti, i cili vizitoi edhe Forcën e Sigurisë së Kosovës, tha se Ushtria e Kosovës mund të themelohet vetëm përmes ndryshimeve kushtetuese dhe në bashkëpunim më komunitetet pakicë.

Rreth 5 mijë trupa të NATO-s vazhdojnë të kujdesen për sigurinë në Kosovë, 18 vjet pasi që mbi 50 trupa të aleancës u vendosën në vend duke i dhënë fund luftës gati dy vjeçare.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG