Lidhje

Nju Jork, Misioni i Kosovës nderon organizata dhe media shqip


Shefja e misionit të Kosovës në Nju Jork, Teuta Sahatqija nderoi disa organizata dhe individë për atë që ajo e cilësoi si mbështetje që ata i kanë dhënë shtetit të Kosovës në dekadën e parë të ekzistencës së tij.

Misioni i Kosovës nderon gazetarë dhe aktivistë
please wait

No media source currently available

0:00 0:01:53 0:00

Në ceremoni u nderuan dy organizata të diasporës, që punojnë për fuqizimin e rolit së gruas në shoqëri: Organizata e grave Shqiptaro-Amerikane "Motrat Qiriazi" dhe "Hope and peace" - "Shpresë dhe Paqe"; organizata Apen, për kontributin në përkrahjen e profesonistëve të rinj.

Misioni i Kosovës nderoi disa individë nga fusha e gazetarisë: Halil Mula, korrespondent i RTV21 të Kosovës, gazetari Beqir Sina; Adem Belliu, i televizionit "Kultura Shqiptare", Dalip Greca, kryeredaktor i gazetës "Dielli" dhe Vehbi Bajrami, botues i gazetës "Illyria".

Mes atyre që u nderuan ishte edhe Zëri i Amerikës. Zonja Sahatqija i dha këtë koment koleges sonë Laura Konda:

“Një vend të posaçëm ka Zëri i Amerikës, edicioni shqip; duke patur parasysh që është një medium që ka qenë afër shqiptarëve për një kohë shumë të gjatë, ne që jemi nga Kosova, kemi kujtimet prej kohës kur Kosova ishte e okupuar dhe kur Kosova nuk kish zë, nuk dëgjohej. Zëri i Amerikës në atë kohë ishte zëri ynë, ishte shpresa jonë në atë kohë pa shpresë."

Zonja Sahatqija tha se Zëri i Amerikës, vazhdon të jetë burim i lajmeve të sakta dhe një zë i respektuar dhe i besueshëm nga Amerika, miku i madh i Kosovës.

Misioni i Kosovës nderoi gjithashtu zotin Ed Hammel, themelues i grupit KAEF - Fondi Amerikan i Arsimit në Kosovë dhe Richard Lukaj, për kontribut në hapjen e Universitetit Amerikan në Prishtinë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG