Lidhje

Kosova u bashkohet thirrjeve për lirimin e vajzave në Nigeri


Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ministrja e integrimeve evropiane Vlora Çitaku dhe veprimtare të fushave të ndryshme në Kosovë i janë bashkuar fushatës botërore me thirrjet për lirimin e 276 vajzave të rrëmbyera në Nigeri nga militantët e grupit islamik Boko Haram.

Udhëheqësi i grupit Boko Haram ka thënë se kanë ndërmend t’i "shesin" vajzat e rrëmbyera që më 14 prill.

Rrëmbimi ka nxitur reagime të shumta sikurse edhe pafuqia e qeverisë nigeriane për t’i liruar ato Të paktën 11 oficerë amerikanë të personelit ushtarak kanë mbërritur në Nigeri për të ndihmuar në gjetjen e vajzave.

Boko Haram fajësohet për mijëra të vdekur që kur grupi filloi një kryengritje kundër qeverisë nigeriane në vitin 2009, duke kërkuar vendosjen e ligjit të rreptë islamik në Nigerinë veriore me shumicë myslimane.
XS
SM
MD
LG