Lidhje

Kosovë: Digjet makina e politikanit lokal serb në Mitrovicë


Në Kosovë, policia tha është djegur në rrethana të paqarta, makina e politikanit lokal serb, Oliver Ivanoviç, kryetar i Nismës qytetare "Serbia, Demokracia, Drejtësia”.

Makina është djegur në orët e hershme të mëngjesit të së premtes në veriun e Mitrovicë të banuar me shumicë serbe.

Policia beson se makina është djegur qëllimshëm dhe rastin po e trajton si vepër penale "shkaktim i rrezikut të përgjithshëm", por nuk dihet asgjë ende për motivet apo autorët e mundshëm të incidentit.

Oliver Ivanoviç aktualisht është në rigjykim nën akuzat për krime lufte kudnër popullatës civile.

Në janar të vitit 2016, një gjykatë e drejtuar nga Misioni i Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit e shpalli atë fajtor dhe e dënoi me nëntë vjet heqje lirie nën akuzat për “krime lufte kundër popullatës civile”.

Në muajin shkurt të këtij viti, çështja u kthye në rigjykim nga Gjykata e Apelit në Kosovë.

Oliver Ivanoviç, i cili është përfshirë në politikë që nga përfundimi i luftës në Kosovë, në zgjedhjet për pushtetin komunal të vitit 2013, ishe kandidat për postin e kryetarit të komunës së veriut të Mitrovicës.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG