Ambasadori britanik, Michael Davenport, një diplomat i karrierës, mori përsipër të hënën detyrën e shefit të ri të misionit në Kosovë të Organizatës për Siguri e Bashkëpunim në Evropë.
Ambasadori Davenport është shefi i tetë me radhë i Misionit të OSBE-së që nga vitit 1999 dhe pason në këtë detyrë ambasadorin norvegjez, Jan Braathu, i cili drejton tashmë misionin e kësaj organizate në Serbi.
Zoti Davenport ka përvojë të gjatë në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Nga viti 2010 deri në vitin 2013 ai shërbeu si ambasador i Britanisë së Madhe në Beograd, ndërsa nga viti 2013 deri në vitin 2017 kreu detyrën e shefit të delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi.
Ambasadori Davenport tha pas marrjes së detyrës në Kosovë se OSBE-ja “ofron mbështetje të shkëlqyeshme për të drejtat e njeriut, demokratizimin dhe sigurinë publike në Kosovë”.
Facebook Forum