Lidhje

Parlamenti i Kosovës mblidhet për të votuar qeverinë


Parlamenti i Kosovës hapi mbledhjen e jashtëzakonshme për zgjedhjen e qeverisë së re të vendit.

Mandatari për kryeministër, Ramush Haradinaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, paraqiti kabinetin e ri që përbëhet nga koalicioni i Partisë Demokratike, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Nismës për Kosovën me Aleancën Kosova e Re. Pjesë e kabinetit qeverisës është edhe Lista Serbe.

Zoti Haradinaj mori mandatin të enjten pak kohë pasi që parlamenti i Kosovës, zgjodhi me 62 vota për dhe 52 kundër Kadri Veselin për kryetar të parlamentit.

Mënyra e arritjes së marrëveshjeve për bashkëqeverisje ndërmjet koalicionit PDK-AAK-Nisma dhe Aleancën Kosova e Re, është kritikuar nga lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, të cilat thanë se një qeveri e tillë nuk do të mund të ketë jetë të gjatë dhe se e njëjta do të jetë e varur nga Beogradi.

Qeveria e ardhshme e Kosovës pritet të ketë një shumicë të thjeshtë të votave në parlament, ndërsa do të përballet me një opozitë të fortë. Qeveria e re do të përballet me sfidat e vjetra, sic janë papunësia dhe marrëdhëniet me fqinjët, posaçërisht Serbisë, që është kusht për përparimin e të dyja vendeve drejt integrimeve evropiane.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG