Lidhje

Kryeministri Hoti i prekur me COVID-19


Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, njoftoi të dielën mbrëma se është prekur nga koronavirusi.

Në një postim në llogarinë e tij ai shkroi se nuk ka “shenja përveç një kollë shumë të lehtë. Nga sonte jam në izolim për dy javët në vazhdim. Do të kryej obligimet nga shtëpia”, shkroi ai.

Edhe zyrtarë të tjerë të partive politike dhe institucioneve janë prekur nga koronavirusi në një periudhë kur vendi po vazhdon të përballet me shtim të numrit të të infektuarve dhe rritje të numrit të viktimave.

Të dielën autoritetet konfirmuan 13 viktima dhe 245 raste të reja në 24 orë.

Deri tani numri i përgjithshëm i të prekurve ka arritur në 8 mijë e 799, ndërsa i viktimave në 249.

Edhe të dielën numri më i lartë i të prekurve është regjistruar në Prishtinë me 71 raste.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG