Lidhje

Kosovë, dy policë të arrestuar në lidhje me hetimet për vrasjen e politikanit serb


Inspektorati Policor i Kosovës bëri të ditur se ka arrestuar të shtunën dy policë dhe ka kryer edhe dy bastisje në Mitrovicën e Veriut nën dyshimet për përfshirjen e tyre në "manipulim me prova".

Mediet vendase cituan zyrtarë të prokurorisë të kenë thënë se arrestimi lidhet me vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviç dhe të dyshuarit po hetohen për mënyrën se si është ruajtur vendi i ngjarjes pas incidentit si dhe pasojat e veprimeve të tyre.

Në një njoftim të Inspektoratit thuhet se me autorizim të prokurorit dhe Gjykatës Themelore në Mitrovicë, përveç arrestimit janë kryer dy bastisje dhe janë konfiskuar një revole dhe dy karikatorë më fishekë.

Dy të arrestuarve u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Udhëheqësi i nismës qytetare serbe, "Liria, Demokracia, Drejtësia", Oliver Ivanoviç, është vrarë me armë zjarri më 16 janar në veriun e Mitrovicës.

Vrasja nxiti reagime në shkallë të gjerë përfshirë edhe institucionet ndërkombëtare të cilat krahas thirrjeve për ndriçimin sa më të shpejtë të vrasjes, bënë thirrje për qetësi me drojën që incidenti mund të rrisë tensionet posaçërisht në veriun e Kosovës.

Hetimet për vrasjen e tij ende po vazhdojnë, ndërsa institucionet e Kosovës dhe të Serbisë janë pajtuar të shkëmbejnë informacionet që do të mund të ndihmonin e ndriçimin e vrasjes.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG