Lidhje

Sulmohet patrulla kufitare në veri të Kosovës


Policia e Kosovës tha se një patrullë e saj kufitare është sulmuar në veriun e vendit, por sulmi ka kaluar pa pasoja në njerëz.

Sulmi ka ndodhur në fshatin Banjë të komunës së Zubin Potokut, një nga tri komunat e banuara me shumicë serbe në veriun e Kosovës.

Policia i tha Zërit të Amerikës se sulmi ndodhi mbrëmë dhe la pas vetes dëme në makinën e policisë, ndërsa dy pjesëtarët e saj që ishin në makinë nuk kanë pësuar lëndime.

Daut Hoxha, zëdhënës i policisë tha se kanë filluar hetimet për ndriçimin e këtij incidenti, por ende nuk dihet asgjë për autorët e as motivet e mundshme të incidentit.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG