Lidhje

Kosovë, emërohen tetë anëtarë të KQZ-së


Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, emëroi të enjten tetë anëtarë të rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Në një njoftim të komunikatë të zyrës së tij, thuhet se “anëtarët e rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë betuar se do t’i kryejnë detyrat e tyre në mënyrë të ndershme, besnike, të paanshme, profesionale dhe të ndërgjegjshme”.

Kosovë, emërohen tetë anëtarë të KQZ-së
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:25 0:00

Pjesë e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë: Sami Hamiti, Florian Dushi, Adnan Rrustemi, Nazlie Bala, Alfred Kinolli, Qemail Kurtishi, Erxhan Shpat dhe dhe Stevan Veselinoviç.

Por, ende nuk është bërë emërimi i dy anëtarëve të tjerë që duhet të përfaqësojnë koalicionin i partive në pushtet, një pjesë e të cilave kanë shprehur pakënaqësi për mos përfshirje të përfaqësuesve të tyre në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Partia Socialdemokrate dhe Nisma Socialdemokrate kanë kundërshtuar mënyrën e përzgjedhjes së anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe paralajëmruan dërgimin e kësaj çështjeje edhe në Gjykatë Kushtetuese.

Partia Demokratike e Kosovës, ka propozuar një anëtar për ta përfaqësuar në KQZ, nga dy sa i takojnë koalicionit qeverisës.

Kjo ka ngjallur reagime të shumta dhe paralajmërimi i Nismës Socialdemokrate për largim nga koalicioni qeverisës, nëse nuk përfshihet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Kryetari i Parlamentit, Kadri Veseli, njëherësh kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës tha sot se koalicioni qeverisës nuk lëkundet pas emërimeve të anëtarëve në KQZ.

“Koalicioni qeverisës gjithmonë lëkundet prej vetvetes, kur i ka ardhur koha edhe lëkundet, por besoj që ende është duke qëndruar”, tha ai.

Për, më shumë se një vjet, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ishte i bllokuar për shkak të mosmarrëveshjeve në mes të partive politike dhe presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, rreth përfaqësimit të partive politike, pas rezultateve të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017.

Emërimi i sotëm pasoi reagimin e së martës nga ambasada amerikane në Prishtinë e cila e nxiti presidentin Thaçi të veprojë, siç thuhej, “për t’ia kthyer këtij institucioni aftësinë për të punuar në mënyrë të besueshme dhe të pavarur për të mirën e popullit të Kosovës”.

Të enjten ambasadori amerikan, Philip Kosnett mirëpriti emërimin e anëtarëve të rinj të KQZ-së, duke theksuar se “Shtetet e Bashkuara mbështesin Kosovën në ndërtimin e besimit në institucionet qeverisëse”, ndërsa shfaqi shpresën për emërimin e shpejtë të dy anëtarëve të tjerë.

Mos zgjedhja e anëtarëve të KQZ-së, kishte bërë që ky institucion i cili me kushtetutë mban dhe mbikëqyr sistemin zgjedhor në Kosovë, të mbetet jo funksional që nga marsi i vitit 2018.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG