Lidhje

Presidenti Thaçi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjike


Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, të enjten pasdite i është nënshtruar një ndërhyrjeje ‘kirurgjike – endourologjike’ në Klinikën e Urologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Zyra e presidentit tha se “sipas personelit mjekësor, operacioni ka qenë i suksesshëm dhe presidenti është nën kujdesin e vazhdueshëm të personelit mjekësor profesional”.

Pas përfundimit të ndërhyrjes, thuhet në njoftim “presidenti Thaçi është shprehur mirënjohës për profesionalizmin dhe kujdesin e stafit profesional në Klinikën e Urologjisë dhe gjithë shërbimit”.

Në orët e mbrëmjes presidenti postoi në rrjetet sociale se është liruar në shtëpi pas ndërhyrjes së sotme.

Presidenti Thaçi, në dy raste gjatë këtij muaji është shtruar për pak kohë në spital për shkak të shqetësimeve të shfaqura nga gurët në veshka.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG