Lidhje

Presidentja e re e Kosovës merr detyrën


Presidentja e re e Kosovës, Vjosa Osmani, mori të martën detyrën e re në një ceremoni të shkurtër, dy ditë pasi që parlamenti 120 vendesh i Kosovës e zgjodhi atë me 71 vota.

Zgjedhja e presidentes shënoi edhe përfundimin e procesit të ngritjes së institucioneve të reja të Kosovës pas zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit, në të cilat fituese doli lëvizja Vetëvendosje e cila edhe e kandidoi zonjën Osmani.

Presidentja e re e Kosovës merr detyrën
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:55 0:00

Lëvizjes Vetëvendosje të kryeministrit Albin Kurti, e cila ka 58 vende në parlament, iu deshën votat e pakicave kombëtare joserbe dhe pjesëmarrja në votim e Lidhjes Demokratike për të siguruar zgjedhjen e presidentes, votimi për të cilën u bojkotua nga dy partitë tjera opozitare, Partia Demokratike dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Ndonëse posti i presidentit në Kosovë është më shumë ceremonial, zonja Osmani megjithatë luan rol të rëndësishëm në politikën e jashtme, në kuadrë të së cilës institucionet e reja do të përballen me trysni për rifillimin e bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Zgjedhja e zonjës Osmani, 38 vjeçare, shënon herën e dytë që në postin e presidentes zgjidhet një grua. Në vitin 2011 në këtë post që zgjedhur zonja Atifete Jahjaga.

Zonja Osmani pason në postin e ri ish presidentin Hashim Thaçi, i cili dha dorëheqje me 5 nëntor të vitit 2020 pas konfirmimit të aktakuzës për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit nga Dhomat e Specializuara me seli në Hagë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG