Lidhje

Sulmohet konsullata turke në Prizren


Pamje nga Prizreni
Pamje nga Prizreni

Autoritetet në Kosovë thanë se të hënën në orët e mëngjesit është kryer një sulm me "lende djegëse" dhe gurë në konsullatën e përgjithshme të Turqisë në Prizren, por pa pasoja në njerëz.

Policia tha se besohet që mbi ndërtesën e konsullatës është hedhur shishe me benzinë e njohur si "koktej molotov", ndërsa pesë persona janë ndaluar gjatë hetimeve për këtë rast.

Sulmi u dënua ashpër nga qeveria e Kosovës, e cila tha se këto janë”veprime të shëmtuara, që në radhë të parë kanë për synim që të dëmtojnë imazhin e Kosovës dhe të lëndojnë miqësinë e saj me shtetet partnere",

Ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj takoi ambasadoren turke në Kosovë për ta siguruar se, siç thuhet në një njoftim, "marrëdhëniet e Kosovës me Turqinë janë të shkëlqyera dhe si të tilla ato nuk do të pengohen e as dëmtohen nga kurrfarë akti vandal e të izoluar të atyre që nuk ja duan të mirën Kosovës dhe marrëdhënieve miqësore me Turqinë".

Të hënën Kosova po kremton 104 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë. Qytetarë të shumtë janë mbledhur në Prishtinë por edhe qytete tjera të Kosovës ku 28 nëntori tradicionalisht është kremtuar si ditë e flamurit kombëtar shqiptar.

XS
SM
MD
LG