Lidhje

Kosovë: Pesë të akuzuar për sulm mbi konsullatën turke


Prokuroria në qytetin e Prizrenit, rreth 85 kilometra në perëndim të Prishtinës, ngriti një aktakuzë kundër pesë personave në lidhje me një sulm mbi konsullatën turke në këtë qytet, në muajin nëntor të vitit të kaluar.

Në një njoftim të prokurorisë thuhet se të pestët, identiteti i të cilëve është dhënë vetëm më nistoret e tyre, akuzohen për veprat penale 'rrezikim i personave nën mbrojtje ndërkombëtare nga dhe shkaktim i rrezikut të përgjithshëm".

Sipas aktakuzës të pandehurit me 28 nëntor të vitit 2016, "kanë kryer një sulm të dhunshëm mbi objekte zyrtare të një personi nën mbrojtje ndërkombëtare".

Ata kanë hedhur shishe me benzinë dhe copëza betoni në drejtim të konsullatës turke, me ç’ rast është shkaktuar zjarr në ndërtesë. Nuk ka pasur dëme në njerz , ndërsa ndërtesa ka pësuar dëme të vogla materiale.

Nuk janë dhënë hollësi rreth motiveve të mundshme të sulmit i cili nxiti reagime të autoriteteve në Kosovë dhe ndodhi në ditën kur po kremtohej 104 vjetori i pavarësisë së Shqipërisë, që në Kosovë tradicionalisht kremtohet si ditë e flamurit kombëtar shqiptar.

XS
SM
MD
LG