Lidhje

Shënohet përvjetori i ngjarjeve në Reçak


Nga përvjetori i pesëmbëdhjetë i masakrës së Reçakut
Nga përvjetori i pesëmbëdhjetë i masakrës së Reçakut

Në ditën e sotme të vitit 1999, forcat serbe vranë 45 civilë të fshatit Reçak në jug të Prishtinës. Ajo ngjarje shënoi një pikë kthese në luftën e Kosovës

Në Kosovë po shënohet gjashtëmbëdhjetë vjetori i ngjarjeve në fshatin Reçak të komunës së Shtimes, rreth 30 kilometra në jug të Prishtinës, ku forcat serbe vranë 45 shqiptarë.

Kjo ngjarje e cila që cilësuar si një nga masakrat më të rënda, shënoi një pike kthese në luftën e Kosovës. Ambasadori William Walker, drejtonte atëbotë Misionin Verifikues të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, që vëzhgonte armëpushimin e brishtë të vendosur në nëntor të vitit 1998, në një marrëveshje ndërmjet të dërguarit amerikan Richard Holebrooke dhe Beogradit.

Ai i cilësoi vrasjet në Reçak si masakër dhe krim kundër njerëzimit. Ngjarja shënoi fillimin e një fushate të re diplomatike në përpjekje për t'i dhënë fund luftës dhe një muaj më vonë përfaqësuesit e Kosovës dhe të Serbisë u takuan në Rambouillet të Francës, në bisedimet e ndërmjetësuara nga bashkësia ndërkombëtare.

Në mars të atij viti marrëveshja e hartuar nga diplomatët ndërkombëtarë nuk u nënshkrua nga Beogradi dhe NATO-ja filloi fushatën 78ditëshe të bombardimeve që detyroi tërheqjen e forcave serbe nga Kosova dhe vendosjen e NATO-s dhe administratës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë.

Gjashtëmbëdhjetë vjet pas ngjarjeve në Reçak, Kosova po mbush shtatë vjet të shpalljes së pavarësisë së saj, që vazhdon të kundërshtohet nga Serbia.

Udhëheqësit politik të Kosovës thonë se një kërkim faljeje nga Serbia, mbase mund ta lehtësonte udhën e bashkëpunimit në mes dy vendeve fqinje që kanë interesa të shumta për të pasur marrëdhënie të mira.

Gjashtëmbëdhjetë vjet pas ngjarjeve në Reçak, Kosova përballet me detyrimet për përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe angazhimin për ripajtim e tolerancë ndëretnike, të cilat pothuajse ishin shuar nga pasojat e luftës.

XS
SM
MD
LG