Lidhje

Romët në Kosovë ende të pa integruar sa duhet


Në ditën ndërkombëtarë të romëve, autoritetet vendase e ndërkombëtare në Kosovë thanë se ky komunitet ende përballet me diskriminim

Përfaqësuesit e komunitetit rom në Kosovë thonë se po përballen me shumë sfida, siç janë shkalla e lartë e varfërisë dhe mungesa e arsimit të përshtatshëm.

Autoritetet thonë ndërkaq se janë duke bërë përpjekje të vazhdueshme për të garantuar të drejtat e barabarta për të gjithë qytetarët e vendit, përfshirë edhe komunitetin rom.

Vështirësitë e komunitetit rom në Kosovë
please wait

No media source currently available

0:00 0:04:54 0:00

Gjatë një konferencë ceremoniale me rastin e kremtimit të e Ditës Ndërkombëtare Rome, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa tha se këtë ditë “e kuptojmë edhe si një apel ndaj të gjithë neve, që kemi përgjegjësi për ndërtimin e shtetit të Kosovës, për më shumë vëmendje nga shteti dhe shoqëria, për integrimin e romëve në jetën sociale dhe ekonomike të vendit, mundësi më të mëdha për punësim, për strehim dhe arsimim, dhe për t’i dhënë fund varfërisë që e karakterizon këtë komunitet. Jam i vetëdijshëm se duhet të punojmë shumë, por poashtu krenohem që në vendin tonë kemi deputetë nga radhët e komunitetit rom, kemi edhe zëvendësministra”.

Kryeministri Mustafa tha se komuniteti rom është kontribuues dhe vlerë e shtetit të ri, ndërsa e vlerësoi si përcaktim politik dhe njerëzor realizimin e të drejtave të barabarta të të gjithë pjesëtarëve të komuniteteve.

Amabasadorja amerikanë në Prishtinë, Tracey Ann Jacobson, tha se Kosova është shembull për Evropën se si mund të jetë një shtet për komunitetet, megjithatë duhet të bëhet edhe më shumë për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian, sa i përket punësimit dhe arsimit.

Shefi i misionit të Organiztës për Siguri e Bashkëpunim në Evropë, ambasadori Jean-Claude Schlumberger, tha se “komuniteti rom i Kosovës mbetet në margjina të shoqërisë, prandaj duhet të bëhet më shumë për të siguruar përfshirjen e tyre të plotë në shoqëri. Pjesëtarët e komunitetit rom, së bashku me komunitetin ashkali dhe egjiptas, ende diskriminohen në forma të ndryshme. Ata përballen me sfida gjatë qasjes në edukim, shërbime shëndetësore, strehim dhe punësim. Kjo gjendje duhet të ndryshojë”, tha ambasadori Schlumberger.

XS
SM
MD
LG