Lidhje

Kosovë: Shkollat në grevë dyorëshe


Sindikalistët thonë se greva është paralajmërim për veprime të reja nëse nuk plotësohen kërkesat për rritje pagash.

Punonjësit e shkollave fillore dhe mesme të Kosovës, nuk kanë mbajtur dy orët e para të mësimit, duke ju përgjigjur grevës së organizuar nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës.

Kjo sindikatë kërkon zbatimin e Kontratës Kolektive, të nënshkruar në mars të vitit të kaluar ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe përfaqësuesve të bizneseve dhe punëtorëve.

Me këtë kontratë, që ishte nënshkruar në mars të vitit të kaluar rregullohet themelimi i marrëdhënies së punës, orari i pushimeve, pagat, kompensimet dhe të ardhurat e tjera personale, të drejtat dhe detyrimet e palëve dhe mënyrat e zgjidhjes së problemeve. Sindikalistët reaguan m zemërim edhe ndaj mospërmbushjes së zotimit të qeverisë së kaluar për rritjen e pagave për shërbyesit civil për 25 për qind.

Sindikalistët thanë se më 30 janar shkollat do të hidhen ne grevë njëditëshe, ndërsa pas asaj date veprimet do të jenë edhe më të rrepta.

Zyrtarët e qeverisë thonë se rritja e pagave është thuajse e pamundur për shkak të buxhetit të kufizuar dhe se rritja pritet të bëhet paralelisht me rritjen ekonomike të vendit.

XS
SM
MD
LG