Lidhje

KDI: Shumica e qytetarëve të Kosovës, kundër shkëmbimit të territoreve me Serbinë


Kosovo/KDI
Kosovo/KDI

Një studim i publikuar nga Instituti Demokratik i Kosovës, nxjerr në pah se shumica e qytetarëve janë kundër një marrëveshjeje me Serbinë, që do të përfshinte shkëmbimin e territoreve.

Kosovë, opinioni publik kundër idesë së shkëmbimit të territoreve
please wait

No media source currently available

0:00 0:04:16 0:00

Këto pohime janë pjesë e një ankete të realizuar nga ky institut, lidhur me periudhën përfundimtare të bisedimeve Kosovë-Serbi dhe ideve të hedhura nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, për "korrigjimin kufirit" si rrugë për arritjen e një marrëveshjeje.

“Në bazë të qëndrimit të qytetarëve, 77.6 për qind janë kundër shkëmbimit të territoreve ndërmjet Kosovës e Serbisë si pjesë e marrëveshjes potenciale ndërmjet dy palëve, ndërsa vetëm 11.3 për qind e qytetarëve do të pranonin të kishte një shkëmbim të territoreve si pjesë e një marrëveshjeje potenciale midis dy palëve, Janë 11 për qind e qytetarëve që nuk e dinë apo refuzojnë të përgjigjen”, tha Jeta Krasniqi, hulumtuese në Institutin Demokratik të Kosovës.

Sipas raportit, kundër shkëmbimit të territoreve janë shprehur edhe shumica e pjesëtarëve të komuniteteve që jetojnë në Kosovë, përfshirë edhe ata të komunitetit serb.

Shumica e qytetarëve janë shprehur kundër shkëmbimit të territoreve në baza etnike.

“51 për qind kanë thënë se do të protestonin kundër një marrëveshjeje Thaçi – Vuçiç që do të përfshinte shkëmbimin e territoreve ndërmjet Kosovës e Serbisë në baza etnike. Janë rreth 20 për qind e qytetarëve që do të kërkonin referendum, janë 8.9 për qind e qytetarëve që do të pajtoheshin me këtë marrëveshje”.

Raporti vë në pah edhe pakënaqësinë e qytetarëve me mënyrën se si presidenti Thaçi po e drejton procesin e bisedimeve.

“75 për qind e qytetarëve janë të pakënaqur për mënyrën se si po ecën dialogu dhe tani kahjen që presidenti Thaçi është duke i dhënë ndërsa janë rreth 20 për qind e qytetarëve që janë të kënaqur me këtë proces”, tha zonja Krasniqi.

Por, qytetarët janë shprehur të pakënaqur edhe me opozitën. Sipas anketës, 65 për qind e tyre kanë kundërshtuar rolin e opozitës kundrejt bisedimeve ndërmjet Kosovës e Serbisë.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiç gjatë verës kërkuan mbështetje ndërkombëtare për një marrëveshje normalizimi ndërmjet të dyja vendeve, përfshirë edhe mundësinë e korrigjimit të kufijve.

Idetë e tilla nxitën reagime të partive politike në Kosovë por edhe në skenën ndërkombëtare.

XS
SM
MD
LG