Lidhje

Kosova i ankohet Brukselit


Qeveria e Kosovës i kërkoi Bashkimit Evropian të ndërhyjë për të penguar emërimet e bartësve të strukturave paralele serbe nga Beogradi në komunat e Kosovës.

Qeveria e Kosovës akuzoi Beogradin për shkelje të marrëveshjeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja vendeve dhe për këtë është ankuar edhe në Bruksel. Akuzat pasuan vendimin e qeverisë së Serbisë për të emëruar kryetarin aktual të komunës së Shtërpcës, edhe në pozitën e kryetarit të komunës paralele serbe në atë qytezë në jug të Kosovës.

Po ashtu qeveria serbe ka vendosur që në krye të strukturave të saj komunale më veriun e Kosovës të emërojë disa prej udhëheqësve të zgjedhur në votimet për pushtetin lokal të Kosovës.

Kosova i ankohet Brukselit
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:28 0:00

Qeveria e Kosovës i kërkoi Bashkimit Evropian, që të ndërmarrë të gjitha masat për të ndalur Serbinë që të ndërhyjë me struktura paralele në Kosovë, duke theksuar se ajo po vazhdon të shkelë marrëveshjen e Brukselit për normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve.

Qeveria e Kosovës konsideron se këto veprime të Serbisë janë thellësisht destruktive dhe të cilat kanë për qëllim përmbysjen e arritjeve të shumta nga procesi i bisedimeve si dhe cenojnë paqen dhe qëndrueshmërinë në rajon.

Ndërhyrjet e paligjshme të Serbisë në Kosovë përherë kanë qenë veprime negative dhe kanë krijuar tensione e destabilizim. Këto veprime nuk janë në përputhje me frymën e Bashkimit Evropian për fqinjësi të mirë dhe qëndrueshmëri rajonale, përkundrazi janë akte dëshpërimi kur tentohet të pengohet legjitimiteti demokratik dhe puna e kryetarëve komunal të zgjedhur në mënyrë të rregullt në bazë të Kushtetues dhe ligjeve të Kosovës, thuhet në reagimin e qeverisë së Kosovës.

Serbia ishte pajtuar të shuajë strukturat e saj në veriun e Kosovës në kuadër të bisedimeve të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, të cilat pritet të vazhdojnë më 9 shkurt në Bruksel.

Serbia vazhdon të kundërshtojë pavarësinë e Kosovës por është përfshirë në një proces të normalizimit të marrëdhënieve, që është kusht për përparimin e saj drejt integrimeve evropiane.

Ndonëse Bashkimi Evropian nuk ka kërkuar njohjen e Kosovës nga Serbia, kusht për integrimin e saj mbetet një marrëveshje gjithpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja vendeve.

Presidenti i Serbisë Tomislav Nikoliç është shprehur i bindur se njohja do të jetë kushti përfundimtar dhe se Serbia duhet të jetë ë përgatitur për një situatë të tillë.

XS
SM
MD
LG