Lidhje

Serbët e Kosovës diskutojnë të ardhmen e tyre në institucione


Përfaqësuesit e komunave me shumicë serbe dhe deputetët serbë po debatojnë hapat e mëtejmë pas largimit të Listës serbe nga parlamenti dhe qeveria e Kosovës

Shefi i zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç, tha të mërkurën në Graçanicë afër Prishtinës se Beogradi nuk do të pranojë që “udhëheqësit e shqiptarëve të vendosin për përfaqësimin e serbëve në institucionet e Kosovës”.

Serbet ne institucionet e Kosoves
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:20 0:00

Ai i bëri këto komente në takimin e me përfaqësuesit e të gjitha komunave të banuara me shumicë serbe dhe deputetët serbë të parlamentit të Kosovës, ku janë diskutuar hapat e mëtejmë pas largimit të Listës serbe nga parlamenti dhe qeveria e Kosovës.

Më tre shkurt, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, shkarkoi nga detyra ministrin për kthim dhe komunitete Aleksandër Jablanoviç, i cili nxiti reagime duke i quajtur “egërsira” protestuesit në Gjakovë, që nuk lejuan një vizitë të pelegrinëve serbë në kishën ortodokse të atij qyteti më 6 janar. Vendimi pasoi protestat që shpërthyen në disa qytete të Kosovës, të cilat kulmuan me protestat e 27 janarit në Prishtinë, që lanë pas vetes dhjetëra të lënduar dhe shumë dëme materiale.

Duke mos u pajtuar me këtë vendim, Lista Serbe braktisi qeverinë dhe parlamentin, ndërsa akuzoi partitë shqiptarë se nuk po përmbushin marrëveshjen për koalicionin qeveritar në të cilën ishin përfshirë krijimi i asociacionit të komunave me shumicë serbe, çështjet e privatizimit, të pronës së kishës ortodokse etj.

Nuk u tha nëse ata do të rikthehen në institucione por në përfundimet e takimit u theksua se përfaqësimi i serbëve në institucionet e Kosovës duhet të jetë përgjegjësi vetëm e përfaqësuesve serb. Marko Gjuriç tha se ajo çfarë i ka ndodhur Aleksandër Jabllanoviçit nuk duhet t’i ndodhë askujt tjetër.

“Nuk do të pranojmë që udhëheqësit politik të shqiptarëve të Kosovës të vendosin se kush do të përfaqësojë serbët në institucionet të ndryshme”, tha ai duke nënvizuar se nuk do të pajtohen që përfaqësimi i serbëve të ndodhë vetëm për përmbushjen e kuotave të caktuara.

“Përderisa 7 përkatësisht 10 për qind e të gjithë të punësuarve në institucionet e Kosovës nuk do të jenë nga radhët e popullit serb, nuk mund të themi se është arritur shkalla e mjaftueshme apo të paktën e pranueshme e përfaqësimit të serbëve në institucionet e Kosovës”, tha ai.

Lisa serbe ka 9 nga dhjetë vendet e ndara për komunitetin serb në parlamentin e Kosovës dhe drejton nëntë nga dhjetë komunat me shumicë serbe. Ajo u themelua nga Beogradi për të marrë pjesë ne zgjedhjet lokale ne vitin 2013 dhe më pastaj edhe në ato parlamentare të vitit të kaluar, pjesëmarrje që u bë e mundur me bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre. Ajo marrëveshje parasheh edhe krijimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe. Përfaqësuesit serbë thanë se mbrojtja e të drejtave dhe përmbushja e interesave të tyre në Kosovë mund të bëhet vetëm nëpërmjet një bashkësie të fuqishme të komunave serbe.

Prishtina është pajtuar me asociacionin e komunave por ka hedhur poshtë çdo mundësi që ai të ketë fuqi ligjvënëse apo ekzekutive.

XS
SM
MD
LG