Lidhje

Kosovë, arrestohet një shtetas turk - mbështetës i Gulenit


Një gjykatë në qytetin e Prizrenit i caktoi masën e paraburgimit prej 40 ditësh një shtetasi turk, ndërsa paralajmëroi se do të shqyrtojë mundësinë e ekstradimit të tij në Ankara ku përballet me akuzë për "përfshirje në një grup terrorist".

Shtetasi turk që punonte për një organizatë joqeveritare, u arrestua në bazë të një urdhër arresti ndërkombëtar, të lëshuar nga autoritetet turke, që e akuzojnë atë për përfshirje në grusht shtetin e dështuar të vitit 2016.

Mediet turke thane se Uğur Toksoy, punonjës i fondacionit arsimor, "Atmosfera" u arrestua pak pas vizitës në Kosovë të kryeprokurorit të Ankarasë, Yüksel Kocaman, i cili sipas tyre, u ka dorëzuar autoriteteve në Kosovë emrat e 25 shtetasve të Turqisë që kërkohen nga autoritetet turke.

Turqia ka arrestuar më shumë se 50 mijë veta në operacionet kundër mbështetësve të dyshuar të Fethullah Gulenit, klerikut që akuzohet se qëndronte para grusht shtetit të korrikut të vitit të kaluar. Kleriku Gulen që jeton në Shtetet e Bashkuara i ka mohuar vazhdimisht akuzat. Fondacioni i tij FETÖ drejton rreth 40 shkolla në Ballkanin perëndimor përfshirë 15 institucione në Bosnjë, 12 në Shqipëri, 7 në Maqedoni, pesë në Kosovë dhe në një Serbi.

Një goditje e gjerë qeveritare pas grusht shtetit që la pas vetes 250 të vrarë dhe mbi 2 mijë të plagosur, vuri në shënjestër mbështetësit e Gulenit dhe kundërshtarët tjerë të qeverisë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG