Lidhje

Kosova kthen në Londër priftin e akuzuar britanik


Autoritetet e Kosovës e kthyen në Londër një ish prift katolik britanik, që kërkohej nga autoritetet britanike, nën dyshimin për abuzim seksual me fëmijë.

Ish prifti Lawrence Soper, po ndiqej nën dyshimet se gjatë viteve 1972 - 1986, në kohën kur shërbente si prift katolik në Kishën Ealing Abbey në Londër, kishte abuzuar me fëmijët.

Ai ishte arrestuar në vitin 2010, për t'u liruar me kusht dhe nuk ishte paraqitur më kurrë në stacionin policor dhe për këtë arsye policia britanike kishte lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar në vitin 2012.

Në muajin maj të këtij viti ai u arrestua në qytetin e Pejës në Kosovën perëndimore, ku kishte jetuar për një kohë me emrin Andrew, por nuk janë dhënë hollësi për veprimtarinë e tij.

Lawrence Soper është arrestuar më të zbritur në Londër nga policia britanike.

XS
SM
MD
LG