Lidhje

Kosova një hap më afër UNESCO-s


Këshilli Ekzekutiv i Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë e Kulturë, miratoi kërkesën e Kosovës për anëtarësim në UNESCO

Këshilli Ekzekutiv i UNESCO-s miratoi kërkesën e Kosovës për pranim në këtë agjenci të Kombeve të Bashkuara. Projekt rezoluta e paraqitur në mbledhjen e këtij këshilli të mërkurën pasdite me të cilën rekomandohet pranimi i Kosovës mori 27 vota, ndërsa 14 vende votuan kundër.

Kërkesën për pranimin e Kosovës në UNESCO e ka paraqitur zyrtarisht Shqipëria, ndërsa është mbështetur nga 45 vende.

Vendimi përfundimtar për pranimin e Kosovës do të merret në Konferencën e përgjithshme të UNESCO-s, e cila mbahet nga 3 deri më 18 nëntor.

Konferencën e përgjithshme e përbëjnë 195 vende anëtare dhe secili vend ka një votë, ndërkaq që për marrjen e vendimit nevojiten dy të tretat e votave.

Beogradi kundërshton ashpër anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, duke ngulur këmbë se sic thuhet, kishat dhe manastiret ortodokse në Kosovë i takojnë trashëgimisë dhe pronës së Kishës Ortodokse serbe dhe çdo rrëmbim i kësaj trashëgimie do të ishte cenim real i ekzistimit të objekteve më të rëndësishme fetare, kulturore e historike të popullit serb".

XS
SM
MD
LG