Lidhje

Universiteti i Prishtinës thotë të jetë kërcënuar në emër të ISIS-it


Zyrtarë të Universitetit të Prishtinës thanë se kanë gjetur një letër kërcënuese me akronimet e grupit militant Shteti Islamik i Irakut dhe Sirisë, derisa po bëheshin përgatitjet për shënimin e përvjetorit të 47-të të themelimit të universitetit.

Universiteti i Prishtinës thotë të jetë kërcënuar në emër të ISIS-it
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:39 0:00

Prorektori për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës, Afrim Hoti, tha se letra që i është dorëzuar policisë, është gjetur në sallën ceremoniale të Fakultetit të Filologjisë, ku mbahen zakonisht manifestimet.

"Kur stafi jonë shkon për të bërë përgatitjet e fundit, në kuptimin e pastrimit, hapjes së sallës e të tjera, gjen një letër në të cilën ka një mbishkrim paralajmërues se do t'u sulmojmë me datën 15 shkurt në orën 11, saktësisht në terminin që kishim paraparë për të shënuar përvjetorin e universitetit. Dhe në fund të letrës është firma e ISIS-it, ose e shkruar ISIS, dhe mbishkrimi tjetër, shihemi te Zoti", tha ai.

Zëdhënësi i policisë së Kosovës, Agron Borovci tha se policia tashmë është duke kryer hetimet rreth letrës dhe ka marrë në pyetje disa persona në kudër të përpjekjeve pë idntifiimin e autorëve të mundshëm të saj.

"Letra është e shkruar me dorë, nuk ka ndonjë logo, dhe si titullar ka vënë organizatën ISIS. Por, policia pavarësisht kësaj, i merr me seriozitet kërcënime të tilla, marrë parasysh zhvillimet globale që ndërlidhen me këtë emër”, tha zëdhënësi Borovci, duke nënvizuar ndërkaq se letra nuk pasqyron gjendjen e sigurisë në Kosovë.

Letra u bë shkak që zyrtarët e universitetit kishin ndryshuar vendin e mbajtjes së ceremonisë së përvjetorit të universitetit, gjatë së cilës një grup studentësh të organizatës "Studim Kritikë, Veprim" protestuan kundër siç thanë varësisë së universitetit nga pushteti.

Policia shoqëroi dhjetë persona pas një përplasjeje në oborrin e rektoratit të Universitetit Publik të Prishtinës. Ajo tha se pesë policë janë lënduar, ndërsa përfaqësuesit e organizatës studentore thanë se janë lënduar edhe 7 pjesëtarë të saj.

XS
SM
MD
LG