Lidhje

Kosova përkujton 11 shtatorin


Kosovo/US
Kosovo/US

Në Prishtinë të martën janë mbajtur ceremoni përkujtimore në përvjetorin e sulmeve të 11 shtatorit të vitit 2001 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Përfaqësues institucionesh thanë se 11 shtator ishte sulm mbi vlerat qytetëruese dhe Kosova bashkndjenë me popullin amerikan, të cilit i është mirënjohëse për tërë atë që ka bërë për Kosovën

Kosova përkujton 11 shtatorin
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:13 0:00

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, qeveria e të cilit miratoi vendimin për vendosjen e një pllake përkujtimore të përhershme në oborrin e qeverisë në shenjë nderimi për jetët e humbura më 11 shtator 2001 në Amerikë, tha se "Kosova dhe Amerika janë bashkë në këtë ditë dhe do të jenë gjithnjë. Lutjet tona shkojnë për viktimat dhe familjet e tyre".

Kryetari i parlamentit Kadri Veseli tha se "vlerat tona perëndimore nuk ka askush që mund t’i cenoj, kjo është përgjigja jonë sot edhe nga kjo ngjarje përkujtimore. Familjarëve të cilët kanë pësuar, ngushëllime. Në të njëjtën kohë, shtetit amerikan, respektin më të madh me vlerat që përfaqëson dhe shpërndanë anekënd rruzullit tokësor. Kosova do të jetë së bashku me Amerikën për arsye se Amerika është shpëtimtare e Kosovës dhe do të jemi bashkërisht për jetë", tha ai.

Ambasadori amerikan, Greg Delawie, tha se "Shtetet e Bashkuara me të vërtetë e vlerësojnë Kosovën për përkujtimin e 11 shtatorit. Faleminderit qeverisë dhe popullit për këtë miqësi, për përkrahjen e tyre në këtë kohë dhe gjatë gjithë vitit. Sulmi terrorist që ndodhi më 11 shtator 2001 në New York, Washington dhe Pennsylvania, preku tërë botën dhe që nga ajo kohë, populli i Kosovës qëndroi me ne, me sakrificën e shumë njerëzve që jeta u është prekur atë ditë. E vlerësojmë këtë mbështetje nga populli i Kosovës", tha ai.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG