Lidhje

Papa Françesku priti kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj


Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se është takuar të mërkruën me Papa Françeskun, në kuadër të një vizite dyditëshe në Vatikan.

Në një njoftim të zyrës së kryeministrit Haradinaj, thuhet se ai e ka njoftuar Papa Françeskun për zhvillimet politike në Kosovë dhe orientimin e saj euroatlantik. Sipas komunikatës ai i ka dorëzuar Papa Françeskut një letër me kërkesën për njohjen e Kosovës.

“Kosova është shembull i tolerancës fetare dhe i promovimit të paqes. Rruga jonë euro-atlantike fuqizohet me partneritetin strategjik me Vatikanin. Shenjtërisë së tij, Papa Françeskut i shpreha përkushtimin e qytetarëve tanë, që vlerat shpirtërore dhe demokratike t’i ruajmë e kultivojmë, në frymën e për të mirën përbashkët”, citohet të ketë thënë kryeministri Haradinaj.

Autoritetet në Kosovë pohojnë se shteti i ri që sivjet mbushi dhjetë vjet ka ndërtuar marrëdhënie miqësore me Selinë e Shenjtë, e cila ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, të cilën tashmë e kanë pranuar mbi 110 vende të botës.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG