Lidhje

Gjykata e Lartë liron nga akuzat për krime lufte Sami Lushtakun


Gjykata e lartë e Kosovës, liroi nga të gjitha akuzat ish komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sami Lushtakun.

I arrestuar në vitin 2013, Sami Lushtaku, kryetar i komunës së Skenderajt në Kosovën qendrore dhe ish komandant i zonës së parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, qe dënuar në vitin 2015 me 12 vjet heqje lirie, për veprën penale të vrasjes së një civili të panjohur shqiptar në shtator të vitit 1998.

Gjykata e Apelit e liroi atë nga vepra penale për vrasje duke i shqiptuar një dënim prej 7 vjet heqjesh lirie për përgjegjësinë komanduese në nëntor të vitit 2016.

Të hënën, Gjykata e Lartë e liroi atë nga të gjitha pikat e aktakuzës.

Dënimi tij në një proces që përfshinte edhe pjesëtarë të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, patën nxitur reagime në Kosovë, ku shoqatat e dala nga lufta thanë se proceset e tilla janë "veprime politike dhe përpjekje për të barazuar luftën çlirimtare me mizoritë e forcave serbe gjatë luftës në Kosovë".

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG