Lidhje

Aktakuzë për krime lufte në Kosovë


Prokuroria e Posaçme e Kosovës, ngriti aktakuzë kundër një pjesëtari të komunitetit serb për krime lufte dhe shkelje të rëndë të ligjeve dhe zakoneve të luftës.

I pandehuri të cilin prokuroria e identifikon me nistoret Z.Gj, nga Peja, me vendbanim në Beograd, ishte arrestuar në muajin shkurt në kufirin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Sipas prokurorisë ai "gjatë muajve mars – prill të vitit 1999, në lagjen Kristal të Pejës, duke bashkëvepruar me një grup të organizuar kriminal, të nacionalitetit serbë, të veshur me uniforma policore, paramilitare, ushtarake, ka shkaktuar vuajtje të mëdha apo cenim të integritetit trupor/shëndetit, aplikim i masave të frikësimit ndaj popullatës së pambrojtur civile, vrasje, plaçkitje e një qyteti ose e një vendi, urdhërimi për zhvendosjen e popullatës civile ose ndaj individëve të veçantë civilë që nuk marrin pjesë drejtpërdrejtë në konflikt, në atë mënyrë që duke bashkëvepruar me personat, deri më tani të paidentifikuar, ka shkuar në lagjen “Kristal” të Pejës, kanë hyrë dhunshëm nëpër shtëpitë e qytetarëve shqiptarë, i kanë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, i kanë keqtrajtuar fizikisht dhe psiqikisht si dhe i kanë vrarë".

Me këtë, thuhet në njoftimin e prokurorisë, ai "ka kryer veprat penale “krimet e luftës dhe shkelje të rëndë të ligjeve dhe zakoneve që zbatohen në konfliktet e armatosura".

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG