Lidhje

Tre të dënuar për krime lufte në Kosovë


Tre shqiptarë të Kosovës u dënuan me nga 12 vjet heqje lirie nga një gjykatë e EULEX-it për vrasjen e një bashkëkombësi të tyre në qershor të vitit 1999

Misioni i Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit, bëri të ditur sot se tre shqiptarë të Kosovës janë shpallur fajtorë për krime lufte.

Misioni njofton se Sabit Geci, Rrustem Geci dhe Hetem Geci u shpallën fajtorë për krim të luftës kundër popullatës civile, përkatësisht për vrasjen e Gani Berishës më 18 qershor 1999, në qendrën mjekësore në Skenderaj, në Kosovën qendrore. Të tre ata janë dënuar më nga 12 vjet heqje lirie.

Gjykata e drejtuar nga EULEX-i, i shpalli të pandehurit të pafajshëm për vrasjen e Vehbi Berishës dhe plagosjen e dy personave të tjerë, Isa dhe Musa Vojvodës më 18 qershor 1999.

Gjykata e morri parasysh natyrën e rëndë të krimit dhe cenimin e paprekshmërisë së qendrës mjekësore, thuhet në njoftim.

I akuzuari i katërt, Bedri Shala është liruar nga akuza për ndihmën dhënë kryerësve të krimit pas veprës, meqë nuk është dëshmuar fajësia e tij.

Të dënuarit e sotëm, ish pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, qenë arrestuar në nëntor të vitit 2012. Në kohën e arrestimit, dy prej tyre ishin duke shërbyer në kuadër të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
XS
SM
MD
LG