Lidhje

Ndahet nga jeta shkrimtari Ramiz Kelmendi


Ramiz Kelmendi
Ramiz Kelmendi

Shkrimtari e publicisti i njohur i Kosovës, Ramiz Kelmendi ndërroi jetë të mërkurën në Prishtinë në moshën 86 vjeçare, bënë të ditur familjarët e tij.

I lindur në dhjetor të vitit 1930, pas Luftës së Dytë Botërore filloi punën në gazetën e përditshme Rilindja, e vetmja gazetë e përditshme në gjuhën shqipe.

Në vitin 1967 emërohet kryeredaktor i Redaksisë së Botimeve në ndërmarrjen botuese “Rilindja”. Një kohë ishte edhe drejtor i Teatrit Popullor të Kosovës dhe nga viti 1969 profesor në Universitetin e Prishtinës.

Ai gjatë jetës botoi 12 vëllime me tregime, 8 romane, dhjetëra udhëpërshkrime, por edhe radiodrama e drama televizive, tekste satirike e tekste shkollore.

Ndër veprat e njohura të tij janë “Vija e vrragë”, “Kapuç me mëngë”, “Shtatë persona ndjekin autorin”, “Heshtja e armëve”, “Letra prej Ulqini” e të tjera.

Veprimtar për të Drejtat e Njeriut dhe pajtimtar, Ramiz Kelmendi mbetet një nga personalitet e shquara të letërsisë e publicistikës shqiptare.

XS
SM
MD
LG