Lidhje

KQZ, rinumërim votash në Lezhë dhe Shkodër


KQZ, rinumërim votash në Lezhë dhe Shkodër
please wait

No media source currently available

0:00 0:05:03 0:00

Në Shqipëri Komisioni qendror i zgjedhjeve vendosi sot hapjen e të gjithë kutive dhe rinumërim të votave në qarkun e Lezhës dhe të Shkodrës. Vendimi hasi në kundërshtimin e fortë të përfaqësuesve socialistë sipas të cilëve synimi i KQZ-s është që të ndotet procesi, ndërsa hodhën dyshime të forta se në ndërkohë kutitë e këtyre dy qarqeve mund të jenë manipuluar. Për hapjen e kutive të Lezhës vendimi u mor me nismën e anëtarëve të Komisionit pasi nga rinumërimi I mëparshëm i 10 kutive dolën në pah parregullsi të shumta. Ndërsa për Shkodrën, hapja e kutive erdhi pas ankesës së republikanëve të cilët pretendojnë të marrin një mandat që u ka shkuar demokratëve.

XS
SM
MD
LG