Lidhje

Të kishterët në Egjipt


Në mbarë Egjiptin disa kishave u është vënë zjarri dhe të tjera janë plaçkitur gjatë trazirave. Faji u është vënë përkrahësve të presidentit të rrëzuar Mohamed Morsi dhe Vëllazërisë Muslimane, por grupi islamist ka mohuar se ka gisht në sulmet kundër të krishterëve.

Të krishterët përbëjnë gati 10 përqind të popullatës 83 milionëshe të Egjiptit. Ky komunitet pakicë e pa me shqetësim hedhjen e themeleve të një shtetit islamik nga presidenti i zgjedhur në mënyrë demokratike partia Vëllazëria Muslimane. Që nga rrëzimi më 3 korrik, shumë kisha dhe manastire në mbarë Egjiptin janë sulmuar, plaçkitur dhe përdhosur dhe mbështetësit e Vëllazërisë Muslimane janë parë si të dyshuarit kryesorë.

"Situata e tanishme tregon një rritje të sulmeve mbi kishat, të krishterët dhe institucionet shtetërore. Nuk e kuptoj se çfarë po bën Vëllazëria Muslimane. Ne do të donim me sinqeritet të komunikonim me ta për ta ndërtuar këtë vend dhe për t’u bashkuar e për të gjetur një zgjidhje paqësore por nuk ka gjasa."

Vëllazëria Muslimane publikoi një deklaratë javën e kaluar ku mohonte përgjegjësinë për sulmet duke thënë se lëvizja për të rivendosur zotin Morsi në pushtet është paqërore.

Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera i kanë bërë thirrje ushtrisë së Egjiptit të tregojë përmbajtje dhe të punojë më shpejt për krijimin e një qeverie demokratike në të cilën të gjitha komunitetet e ndryshme të vendit të kenë zërin e tyre. Sylvia Luiskander, anëtare e pakicës së kërcënuar të krishterë të Egjiptit, bën thirrje për bisedime në vend të luftimeve.

''Unë nuk kam frikë të ndryshoj opinionin apo besimet. Secili ka besimet e tij. Por për të shprehur këtë ide, dil përballë dhe më bind me idetë e tua. Mos më sulmo, kjo nuk është civile. Të jesh i civilizuar do të thotë të mendosh dhe të ndryshosh.''

Shefi ushtarak i Egjiptit Abdel-Fatah el-Sissi premtoi të djelën se ushtria nuk do të tolerojë dhunë të mëtejshme politike. Por ai tha se ushtria nuk ka në plan të mbajë pushtetin dhe se islamistët duhet të përfaqësohen në qeverinë e re.
XS
SM
MD
LG