Lidhje

Thellohet kriza politike në Ukrainë


Presidenti i Ukrainës Petro Poroshenko i bëri thirrje sot kryeministrit Arseny Yatseniuk të japë dorëheqjen, përballë asaj që shihet, si dështim i qeverisë për të luftuar korrupsionin dhe për të përballuar krizën ekonomike. Kërkesa e papritur e presidentit sot, pason anketat e opinionit që tregojnë se është shtuar pakënaqësia e publikut ndaj qeverisë pro-perëndimore të kryeministrit Arseniy Yatsenyuk.

Dorëheqja e kryeministrit duhet të miratohet nga parlamenti. Ndërkohë parlamenti kishte në plan të shqyrtonte sot një mocion mos-besimi pas dëgjimit të raportit të kryeministrit mbi gjendjen e vendit. Në se qeveria bie dhe koalicioni qeveritar nuk arrin të formojë një kabinet të ri, Ukraina mund të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme.

XS
SM
MD
LG