Lidhje

Kryeministri Berisha: Shqipëria është e gatshme të rrisë praninë e saj në Afganistan


Kryeministri Berisha: Shqipëria është e gatshme të rrisë praninë e saj në Afganistan
Kryeministri Berisha: Shqipëria është e gatshme të rrisë praninë e saj në Afganistan

Takimi i nivelit të lartë të Natos i mbajtur në Lisbonë, ishte i pari në të cilën Shqipëria si anëtare e saj që prej vitit të kaluar, merrte pjesë me të drejta të plota dhe të barabarta, për të diskutuar mbi strategjinë e re të Aleancës.

Kryeministri Sali Berisha, i porsakthyer mbrëmë nga Lisbona nuk e fshehu kënaqësinë që ai kish përfaqësuar Shqipërinë në një takim kaq të rëndësishëm, përkrah liderëve më të rëndësishëm botëror.

Kryeministri tha se prania dhe angazhimi i Shqipërisë në Afganistan, të një niveli të lartë në raport me kapacitetet e tij, është vlerësuar nga anëtarët e Aleancës dhe se ai ishte angazhuar se qeveria do të zgjerojë më tej pjesëmarrjen, sikundër do të kontribuojë në rindërtimin e Afganistani, veçanërisht në fushën e arsimit.

Në Afganistan përvec njësive pjesmarrëse në misionet paqeruajtëse, ndodhen tanimë dhe njësi luftarake.

Ndërsa ka folur për rëndësinë e takimit të Lisbonës, i konsideruar si historik që nga themelimi i Natos, kryeministri vuri në pah edhe vlerësimin që i është bërë Kosovës:

“Në dy dokumentet themelore të samitit u shpreh vlerësim për Kosovën dhe kjo ishte e një rëndësie të jashtëzakonshme për shqiptarët. Aleanca shprehu vendosmërinë e vet për të qenë në Kosovë si shtyllë kryesore e paqes dhe stabilitetit, por shprehu dhe vlerësimin më të lartë për forcat e sigurisë e të rendit të Kovës, konsolidimin e tyre, kontributin e tyre në Kosovë."

Për kryeministrin shqiptar Aleanca duhet të vazhdojë angazhimin e saj në Ballkan ku sic tha ai ka edne një llogari të pambyllur:

“Në fjalën time, ndër të tjera theksova, se Ballkani Perëndimor është ‘unfinished business’ për Aleancën, së pari, për integrimin e vendeve të tjera si anëtare në këtë Aleancë. Së dyti, domosdoshmërinë e qëndrimit të KFOR-it, si shtyllë kryesore paqeje dhe stabiliteti. Së treti, për inkurajimin e dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit, për të cilin, në emër të qeverisë shqiptare, u zotova se do të japim të gjithë kontributin tonë, në mënyrë që serbët dhe shqiptarët të shkruajnë një kapitull të ri në marrëdhëniet dhe në përpjekjen e tyre të përbashkët për një të ardhme europiane”.

Takimi i Lisbonës ka qenë edhe një rast i mirë i kryeministrit për t’u takuar me përfaqësuesit më të lartë të vendeve kryesore të botës.

Zoti Berisha tha se ka patur një bisedë të shkurtër me presidentin amerikan Barack Obama, se ka folur me kancelaren gjermane Angela Merkel, kryeministrin italian Silvio Berlusconi apo presidentin francez Nikola Sarkozy, të cilëve sic tha zoti Berisha , u ka bërë të njohur përparimet që ka bërë Shqipëria.

XS
SM
MD
LG