Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi pretendon se ka fituar mbasi sondazhet treguan se partia e tij fitoi zgjedhjet e para parlamentare që zhvilloi vendi që nga shpallja e pavarësisë.
Sipas sondazheve Partia Demokratike e Kosovës ka fituar 31% të votave dhe ish partnerja e tij e koalicionit, Lidhja Demokratike e Kosovës, ka fituar 25%. Rezultatet zyrtare pritet që të shpallen sot.
Mjaft prej minoritetit serb të Kosovës bojkotuan zgjedhjet e djeshme. Një serb nga qyteti i ndarë i Mitrovicës i tha Zërit të Amerikës se këto zgjedhje u organizuan nga një shtet i cili nuk ekziston.
Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008. Beogradi refuzon të njohë pavarësinë e Kosovës. Shqiptarët përbëjnë shumicën në Kosovë dhe tensionet mes serbëve janë vazhdimisht të larta.