Lidhje

Në Kukës rezultati i votimit i pandryshuar


Në Shqipëri rezultati i zgjedhjeve të 23 qershorit në Qarkun e Kukësit mbeti i pandryshuar edhe pas rinumërimit në Kolegjin zgjedhor të fletëve të votimit të 15 qendrave.

Hapja e kutive ishte kërkuar nga Lëvizja socialiste për integrim, e cila pretendonte se asaj i ishin mohuar gjatë numërimit një numër votash që do t’i jepnin mandatin e katër të këtij qarku. Diferenca me demokratët për këtë mandat ishte vetëm 15 vota.

Kolegji zgjedhor e pranoi mbrëmë kërkesën e LSI-së dhe sot në prani të trupit gjykues u bë rinumërimi, gjatë së cilit, në 15 kutitë e hapura nuk pati ndryshime nga cfarë ishte deklaruar më parë përmes dokumentacionit zgjedhor. Në këtë Qark rikonfirmohen 3 mandate për demokratët dhe 1 për socialistët.


Të gjitha proceset e rinumërimit, edhe ato të kryera më parë nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve për Lezhën dhe Shkodrën nuk solli ndryshime të rezultatit. Parregullsitë më të shumta u vërejtën në Lezhë, ku nga hapja e kutive u pa se të dëmtuar kishin qenë demokratët të cilëve u ishin mohuar afër 800 vota.

Ndërkohë për Lezhën socialistët kërkuan dje ripërsëritjen e zgjedhjeve, duke qenë se sipas tyre në 6 qendra votimi, procesi duhej të shpallej i pavlefshëm për shkak të parregullsive të rënda, deklaroi përfaqësuesi ligjor i socialistëve Koli Bele.

XS
SM
MD
LG