Lidhje

Kurdët e Irakut në Siri për të luftuar kundër IS


Luftëtarët kurdë të Irakut po shkojnë në Kobani, për t’i ardhur në ndihmë kurdëve të Sirisë në luftën kundër militantëve të Shtetit Islamik për të marrë kontrollin e qytetit në jug të kufirit me Turqinë.

Zyrtarët kurdë thanë se 80 luftëtarë, të pajisur me artileri dhe automatikë, do të shkonin sot në Turqi, do të kalonin kufirin dhe do t’i bashkoheshin betejës për Kobanin. 72 të tjerë pritet të mbërrijnë nesër.

Ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu tha se forcat peshmerga do të hynin në çdo moment në Kobanin e pushtuar nga luftimet.

Turqia ka hezituar të dërgojë trupat e veta në konfliktin e Kobanit, për shkak sepse, sipas saj, kurdët sirianë që luftojnë për Kobanin kanë lidhje me Partinë e jashtëligjshme të Punëtorëve të Kurdistanit, që lufton prej tre dekadash me Turqinë për të drejta kulturore dhe politike për kurdët.

Por Ankaraja javën e kaluar ra dakord t’i lejojë luftëtarët peshmerga të shkojnë përmes Turqisë për në Kobani. Ndërkohë, edhe sot kanë vazhduar sulmet ajrore amerikane ndaj pozicioneve të Shtetit Islamik në Kobani.

XS
SM
MD
LG