Lidhje

Kurdët shtyjnë me 8 muaj proceset zgjedhore


Zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në Kurdistanin e Irakut do të shtyhen me tetë muaj, pasi partitë politike nuk kanë arritur të paraqesin kandidatët, njoftoi të martën parlamenti rajonal.

Votimi ishte caktuar të zhvillohej më 1 nëntor, pas referendumit të pavarësisë të zhvilluar në shtator, në të cilin një shumicë dërrmuese e kurdëve votuan "po".

Qeveria e Irakut e kundërshtoi fuqishëm mbatjen e referendumit dhe javën e kaluar dërgoi trupa në disa territore kurde, me qëllim rimarrjen e kontrollit nga qeveria qendrore.

Tërheqja e forcave kurde solli vendimin e politikanëve kurdë që të shtynin zgjedhjet.

Të martën, ndërsa ndodhej për një vizitë në Irak, Sekretari amerikan i Shtetit Rex Tillerson tha se ishte "i shqetësuar dhe disi i pikëlluar nga mospajtimet e fundit" mes qeverisë irakiane dhe pakicës kurde.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG