Lidhje

Irak, shumica e kurdëve votojnë për pavarësi


Rezultatet zyrtare të referendumit që u bënë të ditura të mërkurën, tregojnë se kurdët irakianë votuan "po" për pavarësinë nga Bagdadi, me një shumicë dërrmuese prej 92 për qind.

Referendumi i së hënës për pavarësi u kundërshtua nga qeveria në Bagdad, nga vendet fqinje e Shtetet e Bashkuara.

Ndërkohë disa kompani ajrore të Lindjes së Mesme thonë se do të zbatojnë një urdhër të autoriteve irakiane që ndalon udhëtimet ajrore brenda dhe jashtë rajonit kurd në Irakun e veriut.

Kryeministri i Irakut Haider al-Abadi tha se do të urdhërojë ndalimin e fluturimit nëse krerët kurdë, nuk do tu japin kontrollin mbi aeroportet rajonale, autoriteteve federale, gjë që kanë refuzuar të bëjnë.

Kreu i kompanisë ajrore Libaneze për Lindjen e Mesme Mohammad El-Hout njoftoi se pas të premtes linja ajrore do të ndalonte të gjitha fluturimet drejt Irbilit (kryeqyteti i kurdëve irakianë) apo prej këtij qyteti. Gjithashtu edhe kompania ajrore egjiptiane njoftoi se do të ndalonte të premten fluturimet nga Kajro në Irbil dhe anasjelltas.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG