Lidhje

Kushner në bisedime për një paqe izraelito-palestineze


Ndihmësi i Shtëpisë së Bardhë Jared Kushner rifilloi të enjten bisedimet mbi konfliktin izraelito-palestinez, tani që administrata e Presidentit Trump përpiqet të rigjallërojë procesin për një marrëveshje paqeje midis dy palëve.

Zoti Kushner i filloi përpjekjet duke u takuar me udhëheqësin izraelit Benjamin Netanjahu në Jerusalem para një takimi tjetër me presidentin palestinez Mahmoud Abbas në Ramallahut të Bregut Perëndimor.

"Presidenti është shumë i përkushtuar për të arritur një zgjidhje që do të sillte prosperitet dhe paqe për të gjithë njerëzit në këtë rajon," tha zoti Kushner në Jeruslaem.

Kryeministri Netanjahu tha se ai dhe zoti Kushner ishin të gatshëm të flisnin për "mënyrën se si duhet çuar përpara paqja, stabiliteti dhe siguria në rajon". Sipas tij, të gjitha këto janë të mundura.

Zoti Kushner shoqërohet në këtë vizitë nga ndihmësi i Presidentit Trump, Jason Greenblatt dhe Zëvendëskëshilltarja e Sigurisë Kombëtare, Dina Powell. Grupi ka zhvilluar bisedime edhe me zyrtarë egjiptianë, sauditë, të Emirateve, të Katarit dhe të Jordanisë.

Presidenti Trump ka thënë se shpreson të ndërmjetësojë "marrëveshjen përfundimtare" midis Izraelit dhe palestinezëve. Ai përdori një retorikë të fortë pro-izraelite gjatë fushatës dhe gjatë presidencës së tij, por udhëheqësit palestinezë kanë shprehur shpresën se mund të arrihet një marrëveshje.

Tani, ata janë duke shfaqur gjithnjë e më shumë padurim, dhe Ministri i Jashtëm palestinez Riad Malki i tha të enjten radiostacionit të Zërit të Palestinës se palestinezët do të kërkojnë "përgjigje të qarta" nga zoti Kushner gjatë vizitës së tij.

Ministri Malki tha se ka në plan të kërkojë të dijë nga zoti Kushner se cili do të jetë qëndrimi amerikan mbi pavarësinë palestineze dhe vendbanimet izraelite.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG