Lidhje

Në kërkim të kutive të zeza të avionit egjiptian


Zyrtarët e aviacionit në Egjipt thanë sot se një anije franceze kishte marrë sinjale që ndoshta janë lëshuar nga kutitë e zeza të avionit të linjës ajrore EgyptAir që u rrëzua në Detin Mesdhe në maj.

Në incidentin e 19 majit u vranë të 66 personat që ndodheshin në bord. Autoritetet duan të gjejnë regjistrimet, me qëllim që të përcaktojnë shkakun e rrëzimit të avionit thuajse në fund të udhëtimit nga Parisi për në Kajro.

Hetuesit kanë thënë disa minuta para rrëzimit, në kabinën e plotit kishte patur tym, por nuk ka shenja se çfarë e kishte shkaktuar atë.

Zyrtarët egjiptianë thanë gjithashtu se në vendin ku u rrëzua avioni pritet të shkojë edhe një tjetër anije kërkimi, për të ndihmuar në gjetjen e kutive të zeza.

XS
SM
MD
LG