Kievi dhe Moska po akuzojnë njëri-tjetrin se po intensifikojnë tensionet ndërsa luftimet në Ukrainën Lindore vazhdojnë të përshkallëzohen.
Presidenti ukrainas Petro Poroshenko denoncoi vizitën e Presidentit Vladimir Putin sot në Krime. Në një mesazh në Facebook, zoti Poroshenko e cilësoi vizitën e udhëheqësit rus në gadishullin e Detit të Zi, që Rusia e aneksoi nga Ukraina vitin e kaluar, “një sfidë për botën e civilizuar dhe vazhdim të një skenari për të ushqyer tensionet, që po zbatohet nga ushtria ruse dhe mercenarët e saj në Ukrainën lindore”.
Zoti Putin mbajti një takim të Këshillit Shtetëror të Këshilltarëve në qytetin turistik të Jaltës në Krime për të diskutuar për zhvillimin e turizmit në Rusi.
Të paktën shtatë vetë u vranë në Ukrainën lindore gjatë natës në luftimet mes forcave qeveritare dhe separatistëve të mbështetur nga Rusia.